Xhuli nuk e fitoi BBVK, reagon Arbenita Ismajli
Publikuar:
(18.03.2023 20:29:26)

Juliana Nura ishte e eliminuara e tretë në natën finale të Big Brother Vip Kosova.
Lajmin e eliminimit nuk e priti mjaftë mirë, pasi fytyra e saj e mërzitur tregonte të gjithën.
Por, pas daljes ajo ka falënderuar të gjithë personat që e kanë përkrahur.
Mes shumë reagimesh, një tjetër personazh publik, modelja Arbenita Ismajli ka shprehur zhgënjimin për humbjen e Xhulit.
“Edhe një herë si çdo herë, drejtësia nuk shkon në vend në Shqiptari. Big Brother kishte vetëm një fituese dhe të gjithë e dimë kush e dha shembullin më të mirë aty…Me rëndësi është që dimë kush ishte e dashura e të gjithëve. Nga 0 te 100 për vetëm 3 muaj. Xhuli”, tha ajo.

/Shqip.com