Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga PDK
Publikuar:
(18.08.2021 11:51:06)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavahire Izmaku, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.
Ajo ka shkruar në Facebook, për rrugëtimin që e ka pasur në PDK.
“Në kuptimin konceptual, PDK-ja për mua ishte shtëpi e formimit politik, në të cilën u brumosa me tiparet politike të njerëzve që, sakrificën e tyre për lirinë e vendit e transformuan në sfidë për ndërtimin e shtetit”, ka shkruar ajo.
Izmaku ka qenë zëdhënëse e Komunës së Vushtrrisë, asambleiste e PDK-së, nënkryetare e komunës, pastaj deputete në tri mandate.
“Votuesëve të PDK-së dhe mbështetësve të mi, ju përkulem dhe falënderohem përjetësisht, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira”, përfundoi ajo. /Shqip.com