Rozë

Xhensila dhe Noizy publikojnë këngën e re “Edhe një natë”

Xhensila dhe Noizy prej javësh kanë paralajmëruar projektin e tyre muzikor të cilin e lansuan sot.

“Edhe një natë” mban titullin projekti i dyshes së famshme, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Të njëjtit vijnë me paraqitje të mahnitshme, gjersa kanë sjell pjesë të ndryshme nga vendet e veçanta përfshirë edhe një nga bregdetet shqiptare.

Teksti është shkruar nga Noizy dhe Engli, kurse ky i fundit është përkujdesur edhe për ‘beat’-in dhe producimin.

Miksimin dhe masterizimin si për një pjesë tjetër të estradës e ka bërë Marenglen Boja.

Videoja i është besuar produksionit të njohur ‘Fullmoon Production’.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Myrtezajt./Shqip.com