FOTO / Xhelal Sveçla bën kajak me disa sportistë në Liqenin e Ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës ka kaluar këtë të diele duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.

Sveçla thekson se vendi ynë ka pasuri të jashtëzakonshme natyrore “të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë”.

Postimi i plotë:
Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.
Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë.
Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin.
/Shqip.com