Xhaçka mirëpret vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Olta Xhaçka, ministrja e Punëve të Jashtme, ka mirëpritur vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka ka deklaruar se shpreson që vonesa e gjatë dhe e pajustifikuar të shpërblehet.
“Mirëpresim vendimin e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE që i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, ka shkruar Olta Xhaçka në rrjetin social Twitter.
Welcome the decision of the JHA Council that paves way for visa liberalization for #Kosova 🇽🇰. Let us hope that after such a long & unjustified delay the process will conclude as soon as possible and the people of #Kosova will be able to move freely in the #Schengen area.
🇦🇱🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/7yLESHEcz5— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) March 9, 2023
/Shqip.com