Will Smith planifikon rikthimin në aktrim me “Brilliance”

Will Smith do të rikthehet në aktrim në trilerin e ri fantastiko-shkencor Brilliance.
Smith është në bisedime për të luajtur në film, i cili do të shënonte rolin e tij të parë kryesor që nga incidenti me shuplakë në Oscar, por angazhimi ende nuk është konfirmuar.
Historia e Brilliance përshkruhet si një botë ku 1% e fëmijëve në botë lindin me dhunti të veçanta dhe merret me mënyrën se si shoqëria i trajton këta njerëz unikë. Personazhi kryesor, roli që vështrohet nga Will Smith, është një nga këta njerëz, dhe është gjithashtu një agjent federal i ngarkuar me gjurmimin e atyre që përdorin dhuratat e tyre për qëllime të paligjshme

Smith thuhet se pësoi një rënie “shumë domethënëse” të popullaritetit pas Oscars , në të cilën Chris Rock bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, dhe aktori doli në skenë dhe e goditi në fytyrë komedianin.
Qysh atëherë vlerësimet për Smith kishin rënë.