Teknologji

WhatsApp dhe Google kanë një lajm të keq për përdoruesit

Pas katër vjetësh, WhatsApp dhe Google do të ndryshoj mënyrën e ruajtjes së të dhënave nga aplikacioni i njohur.

Përdoruesit e WhatsApp-it nga viti 2018 kanë pasur mundësinë që të gjitha bisedat, fotografitë, mesazhet me zë apo edhe videot në një hapësirë të rezervuar në Google Drive, por pa zënë hapësirë.

Por, kjo gjendje do të ndryshoj shumë shpejtë, por jo në favor të përdoruesve.

Duke filluar nga dhjetori 2023, të gjithë përdoruesit që kanë versionin Beta të WhatsApp-it, hapësira e rezervuar do t’u zë hapësirë në pjesën e rezervuar të Google Drive që e përdorni për kompjuter apo ruajtjen e dokumenteve tjera.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm, kjo masë do të prek edhe përdoruesit e WhatsApp në të gjitha pajisjet Android.

Kur hapim një llogari personale, Google ofron hapësirë ruajtëse prej 15 GB që ndahet në përdorimin e Gmail, Drive dhe Photos.

Google vuri në dukje se kjo hapësirë që u vihet në shfrytëzim është “tri herë më e madhe se shumica e platformave celulare”, raporton shqip.com.

iCloud i Apple, për shembull, vjen me vetëm 5 GB hapësirë të lirë.

Megjithatë, është shumë e mundur (dhe ndoshta edhe e lehtë në këtë pikë) për të arritur ose për të shkuar përtej 15 GB, në varësi të numrit të fotografive dhe skedarëve që keni rezervuar dhe ngarkuar.

Kompania ka premtuar se do t’u ofrojë përdoruesve të kualifikuar “promovime të kufizuara, një herë në Google One”, kështu që mund të jetë më mirë të prisni për këtë ofertë përpara se të merrni një abonim.

Kini parasysh se ky ndryshim do të ndikojë tek ju vetëm nëse krijoni kopje rezervë të historisë suaj të bisedave duke përdorur llogarinë tuaj personale.

Nëse keni një llogari Workspace përmes punës tuaj ose një organizate tjetër, nuk keni pse të shqetësoheni nëse WhatsApp do të marrë një pjesë të hapësirës suaj të ruajtjes.

/Shqip.com