Lajme Ballkan

Vuçiq sot mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të ditën e sotme.

Kjo mbledhje pritet të nis në ora 10:00, pasi Lista Serbe i shkroi letër, duke i kërkuar takim urgjent në lidhje me pretendimet se janë të kërcënuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se automjetet që nuk i kanë targat RKS pas datës 1 nëntor, do të sekuestrohen sipas ligjeve në fuqi.

Afati i fundit për ndërrimin e targave të Serbisë skadon më 31 tetor.

Për të mbikëqyrur situatën në pjesën veriore kujdesen forcat paqeruajtëse të KFORI-it.

Në një përgjigje për Shqip.com nga KFOR-i thonë se situata aktuale karakterizohet nga çështje të ndryshme, secila me karakter politik.

Lexo edhe:
KFORI për Shqip.com: Situata në veri është e qetë por nuk përjashtohen veprimet e njëanshme

“Situata aktuale karakterizohet nga çështje të ndryshme, secila me karakter politik. E dimë që të gjitha palët po kërkojnë për zgjidhjen e tyre, por ende nuk kemi detaje. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me mua të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, të cilët kanë të bëjnë me Sigurinë e Kosovës dhe të Shtabit të Forcave të Përgjithshme të Armatosura të Serbisë” thonë nga KFOR-i për Shqip.com

Nga KFOR-i thonë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet jeta, siguria dhe liria e monitorimit.

/Shqip.com