Lajme

Vuçiq: Po shkojmë në Bruksel për të ruajtur paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se po shkon në Bruksel për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të përpiqet të ruaj paqen dhe stabilitetin.

Këto deklarime erdhen me rastin e pasi ai mori pjesë në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të reja të prodhuara nga industria speciale vendase për nevojat e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, raporton Tanjug.

Vuçiq tha po ashtu se sot në Beogradi nuk ka asnjë problem me temat e takimit të 18 gushtit në Bruksel dhe se dëshiron të diskutohet për gjithçka, duke përfshirë edhe Bashkimin e Komunave Serbe.

“Ne do të flasim për gjithçka dhe do t’i ngremë të gjitha këto çështje dhe nëse do të ketë ndonjë kuptim apo jo, gjë që jam më i prirur ta besoj, do ta shohim pas dy ose tre ditësh”, tha Vuçiq.

Më tutje Vuçiq ka shtuar se Serbia duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse duke forcuar Forcat e Armatosura Serbe (SAF) dhe industrinë vendase të dedikuar./Shqip.com

Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi me 18 gusht pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Gjatë ditës së djeshme, Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi.

BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Tre ditë më parë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e përgatitur kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi tensionet me pakicat serbe në Kosovë mund të rezultojnë në një konflikt të ri të armatosur.

KFOR-i është shprehur i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri./Shqip.com