Vuçiq: Pa vendosmërinë e Edi Ramës,”Ballkani i Hapur” nuk do të bëhej

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për nismën “Ballkani i Hapur”.
Vuçiq në konferencën përmbyllëse në samitit dy ditor në Ohër, tha se pa fuqinë dhe vendosmërinë e Ramës nuk do të ishte e mundur nisma “Ballkani i Hapur”.
“Falënderoj zotëri Ramën që ka qenë konsistent edhe kur na u ka kërkuar të heqim dorë nga “Ballkani i Hapur”, ai ka qenë politikan i vendosur. Pa fuqinë e tij dhe vendosmërinë e tij “Ballkani i Hapur” nuk do të bëhej”.
Vuçiq, mes tjerash, vlerëson se rezultatet e kësaj nisme nuk do të shihen menjëherë.
“Rezultatet nuk do të shihet çdo ditë, por sërish do të duken. Do të punojmë në këtë drejtim dhe do të luftojmë për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë. Do të jemi krahë njëri-tjetrit dhe do të ndihmojmë njëri-tjetër për të gjetur zgjedhjet më të mira për të gjithë qytetarët”, tha Vuçiq./Shqip.com