Vuçiq: Me Lajçakun kam biseduar për krizën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Me të tha se ka biseduar për “krizën” në Kosovë, pas vendimit të fundit për reciprocitetin e targave të automjeteve.
Njoftoi se së shpejti do të informojë publikun për gjithçka që po ndodh në veri të Kosovës.
“Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në rrjetin social – Instagram.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejojë automjetet nga Serbia të futen në territorin e saj pa u pajisur me targën e përkohshme të Republikës së Kosovë.
Vendimi është nënshkruar të hënën, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Për ta monitoruar zbatimin e këtij vendimi, mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje./SHQIP.com