Vuçiq: Lajm i mirë dhe sukses i madh për Serbinë hapja e kapitujve për anëtarësim në BE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur “lajm të mirë” dhe “sukses i madh” për Serbinë, hapjen e katër kapitujve për këtë shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Shqip.com.
Vuçiq ka deklaruar se po kërkon nga Qeveria e Serbisë që të vazhdojë që të përshpejtojë reformat në fushën e sundimit të ligjit por edhe në fushat tjera, raporton Tanjug.
“Urime qytetarëve të Serbisë, sepse ata janë më meritorët për reformat që kemi bërë në periudhën e kaluar. Sukses i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë. Shumë faleminderit edhe për Ursula von der Leyen, por edhe për të gjitha shtetet anëtare.
”Serbi, kur jemi të bashkuar, kur jemi të gjithë bashkë, kur luftojmë për vendin tonë, gjithmonë mund të arrijmë gjithçka. Rroftë Serbia dhe përpara drejt së ardhmes”, tha Vuçiq përmes një video-mesazhi në Instagram.
Ndryshe, të hënën, Serbia ka hapur në Bruksesl negociatat për një bllok kapitujsh, në të cilat kanë të bëjnë me politikën e transportit, energjisë, rrjeteve trans-evropiane, mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimet klimatike./SHQIP.com