Vuçiq: Gabuam që zhvendosëm negociatat me Kosovën në Bruksel

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Giofre, ia dorëzoi Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Serbinë 2022.
Në një konferencë për media, Vuçiq përmendi frikën se nuk do të ketë lajmë të mira në të ardhmen për Serbinë.
Siç raporton mediumi Blic, Vuçiq shprehet se ishte gabim i Serbisë që vendosën që negociatat të kalojnë në BE.
“Sa i përket Kosovës, ne gabuam kur morëm vendimin për të kaluar negociatat në BE, dhe tani mund të ankohemi te Shën Pjetri për këtë. Ata ose e shohin Kosovën si shtet të pavarur ose do të na bënin të besojmë se Kosova është shtet i pavarur”, tha Vuçiq.
Tutje ai përmendi edhe një herë se raporti i KE-së ishte i drejtë, edhe pse nuk ishte dakord me të gjitha.
“I thashë Gioffre dhe Macron, ne do të shikojmë të përparojmë drejt rrugës evropiane. Kur bëhet fjalë për raportin, ne do të shqyrtojmë pozicionin tonë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përparim në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të punojmë në rrugën evropiane, ndoshta ata do të na kuptojnë, ndoshta jo, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi. Ne i kuptuam të gjitha mesazhet nga raporti”, përfundoi Vuçiq.
Serbia vazhdon të mbetet në një situatë tensionuse, ku gjindet mes presionit të BE-së dhe lidhjeve të ngushta në të kaluarën me Kremlinin.
Kjo njëherit është përmendur edhe në raportin e progresit, ku i kërkohet Serbisë që të pozicionohet në rrugën evropiane./SHQIP.com
/Shqip.com