Lajme Ballkan

Vuçiq fton Kosovën të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nisjen e samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër, ka thënë se duhet që sa më shpejt të formohen grupet punuese të përbashkëta të shteteve të rajonit për të përgatitur rajonin për t’i tejkaluar vështirësitë me furnizim të ushqimit e të tejkalohet dimri.

Vuçiq i ka bërë ftesë Kosovës për të qenë pjesë e kësaj iniciative.

“Me thelbin e saj është që t’i përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe punuese menjëherë apo në takimin e ardhshëm për të cilin propozoj të jetë në Serbinë Jugore që të formojmë grupe punuese të kujdesen si të ndihmojmë njeri tjetrin. Janë të mirëseardhur në këtë marrëveshje edhe përfaqësuesit e Bosnjës, Prishtinës, Malit të Zi e me radhë”, tha ai.

“Kjo është iniciativë e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen e vetë mund t’i zgjidhin problemet. S’kemi asnjë kërkesë ndaj askujt përveç se të jemi miq”, ka thënë Vuçiq.

Lexo edhe:
Escobar: “Ballkani i Hapur” nuk është projekt politik por ekonomik, SHBA e mbështet këtë iniciativë

Theksojmë se Kosova është e vetmja nga vendet e rajonit që ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij samiti.

Kurti ditë më parë përmes një letre refuzoi pjesëmarrjen në “Open Ballkan”.

Kësaj nisme për herë të parë këtë herë i janë bashkuar Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegoniva në cilësinë e vëzhgueseve.

Ndërsa, të dy shtetet kanë shprehur interes t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”./Shqip.com