Lajme

Vuçiq: Çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po qëndron për vizitë në shtetin e Norvegjisë.

Nga Norvegjia, i pari i shtetit të Serbisë ka deklaruar se çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar.

“Çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar. Unë mbështetem në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në Rezolutën 1244. Situata në veri dhe kudo në provincë, fjalë për fjalë po vlon. Kurti i referohet gjithçkaje që i përshtatet, në asnjë mënyrë nuk i përmbahet asaj që është nënshkruar në Bruksel”, ka deklaurar Vuçiq.

Ai ka theksuar se shqiptarët mendojnë se problemet në veri të Kosovës mund t’i zgjidhin me policinë speciale, por nuk e kuptojnë se vetëm po e inkurajojnë popullin serb që të jetë absolutisht kundër dhe gjithnjë e më i vendosur kundër tyre.

Një javë më parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave.

/Shqip.com