Lajme

Vritet një nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, një polic plagoset

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për t’i vënë në pranga grabitësit të cilët ditë më parë plaçkitën një argjendari në qytetin e Suharekës.

Mësohet se njëri prej tyre është vrarë, ndërsa përveç të vrarit, një tjetër është vënë në pranga.

Gjatë këtij aksioni, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një zyrtar policor. Gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet.

Ditëve të fundit policia ka zhvilluar aksione të tjera, duke arritur që të prangosë tre të dyshuar të tjerë, njëri prej të cilëve është liruar në procedurë të rregullt.

(Video nga momenti i grabitjes së argjendarisë)

Lajmi në përditësim…

/Shqip.com