Vrasja e rojës në TCH, a do të ketë sonte prime të Big Brother?

Big Brother është shndërruar në një ndër formatet më të ndjekura të momentit.
Derisa sonte është nata e prime, fansa të shumtë kanë hedhur pikëpyetje se a do të ketë transmetim – duke kujtuar vrasjen e rojës 2 ditë më parë në oborrin e Top Chanelit.
Një nga ta është edhe Andrea, i cili iu referua mungesën se paralajmërimit që bëhet para emisionit.
Se a do të këtë prime, mbetët për të parë edhe disa orë.

Ndryshe, nga ky sulm ka mbetur i vdekur roja i objektit, 60-vjeçari, Pal Kola.
Sipas njoftimit të Policisë, në kryerjen e sulmit janë përdorur kallashnikovë dhe nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr.
Ndërsa, makina e tipit Range Rover me të cilën kanë udhëtuar autorët e krimit është gjetur e djegur në autostradën Durrës-Rrogozhinë.
/Shqip.com