Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në Prishtinë, Stresi tregohet i ashpër ndaj VIP-ave
Publikuar:
(01.12.2022 20:13:37)

Stresi ka reaguar për vrasjen e 35 vjeçarës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë nga burri i saj.
Mirëpo pas kësaj ai ka kritikuar shumicën e estradës për mos-reagim.
Teksa ka publikuar një deklaratë në Instastoryn e tij reperi shprehimisht ka thënë se shumica e artistave kanë “kapur qiellin me dorë”.
“Asnjë reagim nuk keni pa nga ju. A s’ju vjen turp”, ka shkruar ai në një status në Instagram.
Ndryshe, kjo vrasje ka tronditur gjithë vendin, e për këtë është organizuar një protestë masive në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë.

/Shqip.com