Gjobiten pesë shoferë, po vozisnin nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka gjobitur pesë persona pasi që të njëjtit ishin duke vozitur nën ndikim të alkoolit.
Të njëjtit janë dënuar me nga 200 euro deri në 500 euro e po ashtu të njëjtëve u është ndaluar të vozisin automjetin për 6 deri në 12 muajt e ardhshëm.
“Në autostradën “Arben Xhaferi” identifikohen pesë (5) shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës, do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Po ashtu Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik./Shqip.com
