Voton Ramiz Lladrovci, fton qytetarët të votojnë
Publikuar:
(14.11.2021 13:01:23)

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Lladrovci ka ftuar të gjithë qytetarët e Drenasit që të votojnë.
‘Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, me pjesëtarët e ngushtë të familjes.
Pas fushatës së qetë që mund ta quaj shembullore, i ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të dalin të votojnë për kryetarin e Drenasit, ta votojnë kryetarin i cili do të punojë bashkë me qytetarët në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit!’, shkroi ai në postim.
Në komunën e Drenasit, gara po zhvillohet mes Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Driton Ajazi nga Demokratet për Drenasin./SHQIP.com