Kuvendi miraton amnistinë me 110 vota pro, përfitojnë 700 të burgosur dhe 2500 persona në shërbim prove

Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua amnistia penale.
PS dhe Rithemelimi finalizuan dakordësinë e arritur disa ditë më parë, me 110 vota pro dhe një kundër.
Amendamenti i Gazment Bardhit u miratua me 111 vota pro dhe 1 abstenim.
Ndërkaq, në Kuvend u rrëzua amendamenti i Lulzim Bashës.
Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.
Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë.
Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.
Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.
/Shqip.com