Votat me kusht: Këto janë rezultatet në Gjakovë
Publikuar:
(26.10.2021 18:55:58)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, është duke prirë me vota me kusht kundrejt kandidates për kryetare, Mimoza Kusari-Lilas.
Gjini mori 381 vota, ndërsa Kusari-Lila 274 sosh.
Këto rezultate u kumtuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

AAK dhe VV janë në balotazh në Gjakovë.
Më shumë se katër mijë vota prin Ardian Gjini i cili është kryetar aktual.
Ndërsa, Kusari-Lila ka qeverisur me qytetin në vitin 2013-2017. /Shqip.com