Lajme

Vota e diasporës vendimtare – LDK e përmbysë PDK-në në Dragash

Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbysur rezultatin në Dragash përmes votave të diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i numëruar votat e diasporës – ku LDK mori 244, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 54.

Diferenca nga votat e rregullta ishte vetëm 48 vota.

Kështu pas votave të diasporës do të numërohen edhe ato me kusht, ku në Dragash janë në numër më të vogël.

Kështu, Behxhet Xheladini pritet ta qeverisë Dragashin në katër vitet e ardhshme, duke i marrë pushtetin Shaban Shabanit.

Tash PDK ka tetë komuna aq sa ka edhe LDK. /Shqip.com