Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për shtensionimin e situatës në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë – një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.
Ajo iu ka bërë thirrje palëve për të de-përshkallëzojnë situatën.
“Unë iu bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE-së për Tanjug.
Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, Von der Leyen theksoi se është e qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën se në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, Kosova ka rënë dakord që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri për 25 për qind.
Gjithashtu është pajtuar për zgjedhje të parakohshme në veri, pas verës.
/Shqip.com