Von Cramon: Për vizat e Kosovës do të votohet nga mesi i nëntorit

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka folur lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një konference për media, Von Cramon ka thënë se nuk mund të ju shpjegohet askujt pse Kosova nuk ka regjim të lirë të vizave kur raportohet se janë mbushur të gjitha kriteret
“Ende nuk është marrë një vendim i qartë, kemi edhe një votim tjetër nga mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit. Në prapaskenë po punojmë shumë që të kemi një vendim pozitiv që qytetarët e kanë merituar që moti dhe nuk mund të ja shpjegojsh askujt që KE paraqet rezultate pozitive dhe sheh të gjitha reformat që janë prezantuar dhe janë ratifikuar dhe janë përmbushur të gjitha kriteret por Bashkimi Evropian, megjithatë Këshilli ende nuk ka vendosur për këtë çështje”, tha Von Cramon.
Von Cramon shpreson që nuk do të ketë asnjë kushtëzim të ri për Kosovën.
“Edhe unë po vuaj sa secili prej jush dhe kjo nuk arsyetohet aspak kjo që po ndodhë dhe shpresojmë për rezultate pozitive pa ndonjë kushtëzim të ri, pa ndonjë metodologji që nuk është diskutuar asnjëherë”.
Von Cramon: Të liberalizohen menjëherë vizat për Kosovën – SHQIP.com
Von Cramon, vazhdimisht ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën duke e potencuar se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.
Para tre muajsh ajo tha se Bashkimi Evropian duhet ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në rast që dëshiron që të mbetet e besueshme në rrafshin global.
“Nëse BE-ja dëshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet të fillojë në mënyrë primare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von Cramon në Twitter.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.
Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.
Komisioni këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në raportin e progresit për Kosovën.
Shpresë e re për vizat, grupi punues mblidhet sërish në nëntor – SHQIP.com
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë ka deklaruar se Grupi Punues për viza do të mblidhet sërish me 9 dhe 10 nëntor të këtij viti.
Por, i dyti i qeverisë është shprehur optimist për faktin se nuk ka asnjë shtet për momentin në Evropë që ka pasur hezitime sa i përket liberalizimit të vizave.
Në lidhje me procesin e vizave është deklaruar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se procesi ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm përpara.
Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën – SHQIP.com
Kujtojmë se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
/Shqip.com