Von Cramon: Mirë të shohësh Kurtin që po i trajton në mënyrë transparente qytetarët në veri të Kosovës

Që nga dita e sotme, në Kosovë kanë rifilluar masat e reciprocitetit për targa ndaj Serbisë.
Po ashtu ka nisur edhe reciprociteti i letërnjoftimeve marrëveshje kjo e arritur më 27 gusht mes Kosovës dhe Serbisë.
Masa e reciprocitetit ndalon përdorimin e targave serbe të automjeteve me akronimet e qyteteve të Kosovës.
Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Raportuses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Ajo ka thënë se është mirë të shohësh Kurtin që po i trajton në mënyrë transparente qytetarët në veri të Kosovës.
“Mirë për të parë atë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që po i trajton në mënyrë transparente qytetarët në veri të Kosovës. Ne të gjithë duhet të komunikojmë me qytetarët tanë për të ulur boshllëqet në shoqëri por edhe për të ulur sfidat ndëretnike. Vetëm kështu ne mund të ndërtojmë besim të ndërsjellë në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Cramon.
Good to see that PM @Kurti is reaching to ppl in the North of 🇽🇰 in a transparent way.
We all need to communicate with our citizens to decrease gaps in societies but also to decrease inter-ethnic challenges.
Only so we can build mutual trust across #Kosovo.
Dobro se razumeno! https://t.co/Wv06f8jvVv— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 1, 2022
Këtë vendim, Qeveria e Kosovës e kishte marrë në mbledhjen e 29 qershorit të këtij viti dhe ishte planifikuar që të fillojë së zbatuari më 1 gusht.
Për shkak të tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës vendimi i shty për një muaj me kërkesë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse PZ, KM, PR, UR e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.
Qeveria ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës./Shqip.com