Lajme

Von Cramon e shton edhe një kërkesë: Të hetohen sulmuesit e KFOR-it

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon krahas tri kërkesave të bëra nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për qetësimin e situatës në veri, ajo e ka shtuar edhe një

Cramon, si kërkesë për qetësim të situatës ka thënë se duhet edhe një hetim dhe ndjekje e plotë të autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it të hënën e 29 majit në Zveçan.

“Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejt”, shkroi Cramon.

Kujtojmë se të hënën në Zveçan janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it nga protestues të maskuar serbë, ku tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri.

Ndërsa, Borrell dje pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq doli me tri kërkesa për Kosovën.

Ai kërkoi zgjedhje të reja, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Borrell paralajmëroi se në rast se nuk plotësohen këto kërkesa, do të ketë “pasoja serioze në marrëdhëniet tona”.

/Shqip.com