Lajme

Von Cramon: Duhet guxim dhe vullnet politik për të arritur marrëveshje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përshëndetur pranimin e propozimit evropian nga ana e Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve në mes njëra-tjetrës.

Përmes një postimi në Twitter, Viola von Cramon ka thënë se duhet guxim, vullnet politik dhe udhëheqje për të arritur marrëveshje.

“E përshëndes ngrohtësisht pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian  për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe udhëheqje për të arritur marrëveshje”, shkroi von Cramon.

Cramon thotë se pret që sa më shpejtë të nënshkruhet kjo marrëveshje

Unë kështu pres negociata konstruktive dhe nënshkrimin e shpejtë të Planit të Zbatimit të aneksuar në këtë marrëveshje pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e Bashkimit Evropian për anëtarësimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti.

Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij.

Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje.

/Shqip.com