Kulturë

Volteri, mjeshtër i satirës e ironisë

Shkrimtari e filozofi i kryesor i iluminizmit, Volteri, identifikohet ndryshe edhe si mjeshtër i satirës.

François Marie Arouet, lindi në Paris, dhe ishte vendimtar në epokën e iluminizmit, e për këtë, luajti një rol të rëndësishëm edhe në Revolucionin Francez.

Volteri, qysh në moshë të re, filloj të merrej me shkrime, në të cilat kishte satirë e ironië.

Duke përdorur gjithmonë këtë, ai filloj të shkruante vepra duke i dhënë edhe qasje politike.

E, për të cilën edhe ishte arrestuar, për shkak të një poezie që kishte shkruar për Dukën e Orleansit.

Për Volterin, e rëndësishme ishte ruajtja e lirive individuale, ai besonte vetëm në sisteme politike që promovojnë liri të tilla. Ndërkaq koncepti i tij në sferën politike ishte në harmoni me sistemin britanik.

Volteri kishte botuar një numër të madh veprash, drama, ese, poezi, të cilat rol të madh luajtën edhe në filozofi.

Më poshtë për lexuesit e Shqip.com, gjeni një fragment nga libri “Filozofi i paditur”

“Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç’do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?”

“Këto qenie të pandjeshme dhe të heshtura, ndonëse të pasuruara me një dhunti hyjnore më lënë në paditurinë time dhe në hamendjet e mia të kota. Jam kaq i paditur, saqë nuk di madje as ngjarjet e vjetra me të cilat më përkundin. Ekzistojnë nja 100 shkolla filozofike, ku shpjegohen gjëra për të cilat askush nuk mund të ketë as nocionin më të vogël.”

“Në moshë të njomë, djali i Aristotelit, mbërthente me gojën e tij sisën që thithte dhe duke tërhequr gjuhën, krijonte një makinë pneumatike, që pomponte ajrin duke krijuar zbrazëti; ndërsa i ati, nuk dinte asgjë për të gjitha këto dhe thoshte kotmëkot se natyra urren zbrazëtinë.”

“Djali i Hipokratit, në moshën katërvjeçare, provonte qarkullimin e gjakut, duke vendosur një gisht mbi dorë, ndërsa Hipokrati nuk e dinte se gjaku qarkullonte. Ne jemi këta fëmijë përgjatë gjithë jetës sonë: ne kryejmë gjëra të mrekullueshme dhe asnjë filozof nuk e di sesi bëhen ato.”

“Njëqind e tetë faqe për të thënë se nuk dimë asgjë janë faqe të shpenzuara kot, por librat e atyre që besojnë se dinë diçka, janë edhe më kot.”