Vogel: Është momenti që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja ta njohin Kosovën
Publikuar:
(08.01.2024 19:39:22)

Hulumtuesi i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, Toby Vogel, përmes një postimi në platformën “X” është shprehur se është momenti që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja ta njohin Kosovën.
Ai tha se gjithashtu është koha që Bashkimi Evropian (BE) të revokojë masat e saj, siç i quajti ai, të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës.
“Përkujtim periodik se pikërisht tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës”, thuhet mes tjerash Vogel.
/Shqip.com