Vodhi paratë e bamirësisë në Xhaminë e Ferizajt, arrestohet në Shtime

Policia Rajonale e Ferizajt ka arritur të kap hajnin që kishte vjedhur në Xhaminë e Ferizajt me 14 tetor të këtij viti.
Kryerësi i veprës, kishte vjedhur para nga arka e bamirësisë në “Xhaminë e Vogël” në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se pas autorizimit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka grumbulluar informacionet, përfshirë shikimin e kamerave të sigurisë dhe se sot rreth orës 14:00 në qytetin e Shtimës e ka arrestuar të dyshuarin me inicialet LL.S (M.K) i moshës 32 vjeçar.
“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistës nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, I dyshuari ka deklaruar se ka kryer vjedhe të rënda nga arkat e bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në process të hetimeve”, thuhet në shkresën e Policisë së Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
/Shqip.com