Lajme Ballkan

Vlorë: Dallgë deri në 3.5 metra, pezullohen lundrimet për anijet e peshkimit

Për shkak të situatës hidrometeorologjike, autoritet në Shqipëri kanë marrur vendim që të pezullohen lundrimet për anijet e peshkimit në rajonin e Vlorës.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 19-20-21-22 nëntor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 19 Nëntor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra” thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nëntor 2022 ora 10:00”, thuhet sipas njoftimit, raporton Top Chanel.

/Shqip.com