Kulturë

Vjosa Sadriu-Hamiti në ASHAK ka paraqitur kumtesën “Shqipëria dhe Kosova nën prizmat e anglezëve Edith Durham dhe John Hodgson”

Profesoresha e njohur universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti
Profesoresha e njohur universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti

Në kuadër të konferencës shkencore “Studimet për shqiptarët në Britani të Madhe dhe në vendet e Evropës veriore”, që po mbahet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me kumtesën e saj është paraqitur edhe profesoresha e njohur universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti.

Sadriu-Hamiti, ka mbajtur kumtesën me titull: “Shqipëria dhe Kosova nën prizmat e anglezëve Edith Durham dhe John Hodgson”.

Ky punim, sipas saj, merr në shqyrtim dëshmitë dhe kujtimet për shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën, të anglezëve Edith Durham (1863-1944) dhe John Hodgson (1951) në kohët e vonshme të ekzistencës së tyre nën perandorinë otomane (Durham) dhe nën mini-perandorinë jugosllave (Hodgson për Kosovën), në fillim dhe në fund të shekullit të kaluar.

Profesoresha e njohur universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti

Në vazhdim, po e botojmë abstraktin e kësaj kumtese.

“Shqipëria dhe Kosova nën prizmat e anglezëve Edith Durham dhe John Hodgson”

Abstrakt

Ky punim merr në shqyrtim dëshmitë dhe kujtimet për shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën, të anglezëve Edith Durham (1863 – 1944) dhe John Hodgson (1951) në kohët e vonshme të ekzistencës së tyre nën perandorinë otomane (Durham) dhe nën mini-perandorinë jugosllave (Hodgson për Kosovën), në fillim dhe në fund të shekullit të kaluar.

Të befasishme janë njohjet e tyre, të shtegtares në kulmin e fuqisë së perandorisë britanike, dhe të lektorit anglez të pos-perandorisë, që kanë të përbashkët habinë e njohjes me shqiptarët e panjohur, në sytë e të huajve ekzotikë, simpatinë dhe dashurinë për ta mbas njohjes. Durhami kishte shkruar për shtegtimet e veta në anglisht.

Hodgsoni-i në shqip (E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës, 2021). John Hodgson, lektor i anglishtes në Universitetin e Prishtinës, në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, tash përkthyes i njohur i Ismail Kadaresë, tregon në Kujtimet e tij të Kosovës, se si në Prishtinë kishtë dëgjuar për herë të parë për Edith Durham-in, “këtë angleze të jashtëzakonshme”, librin e të cilës High Albania (1909) e kishte përpirë me shumë entuziazëm.

Te përshkrimet e saj ai spikat tiparet e vazdhimësisë së psikologjisë shqiptare prej ditëve të saj deri më sot, si “mpleksjen karakteristike të bujarisë dhe kryeneçësisë”.

Punimi trajton këto dy vepra me karakter antropologjik e kulturologjik, shkrime të tjera të Durham-it, duke përfshirë shkresa të saj të mbetura në dorëshkrim, që janë bërë publike së voni. Për aspekte të tjera të dëshmisë edhe komunikimin shtesë me John Hodgson-in për qëllime të këtij punimi.

Fjalë kyçe: Edith Durham, John Hodgson, Shqipëria, Kosova, shqiptarët

/Shqip.com