Vjosa Osmani pret me ceremoni presidentin kroat
Publikuar:
(23.12.2021 10:32:32)

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka arritur paraditen e së enjtes në Kosovë, përcjell Shqip.com.
Ai është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, ndër ta edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Për pritjen e tij, në sheshin kryesor është organizuar edhe një ceremoni shtetërore në të cilën janë edhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, pas takimit me Osmanin, presidenti kroat pritet që në mesditë të takojë edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Kurse, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës do të ketë bllokim të rrugëve për qarkullim për shkak të vizitës së tij./SHQIP.com