Vjosa Osmani kthehet nga SHBA-të në Kosovë: Shtëpi e ëmbla shtëpi
Publikuar:
(15.05.2022 14:21:22)

Presidentja Vjosa Osmani pas shumë vizitave të kryera në disa shtete të Amerikës është kthyer në Kosovë.
Shefja e shtetit, ka publikuar disa fotografi nga Gjilani, pranë bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu dhe vajzave të saj.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi” – ka shkruar Osmani në fotografi duke treguar se ka mall për vendin.

Presidentja Osmani që nga fillimi i muajit maj ka zhvilluar vizita në një sërë shtetesh kryesisht në Amerikën Latine./Shqip.com
