Lajme

Vjosa Osmani pranon se ekziston plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, është deklaruar edhe rreth planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani ka thënë se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman dhe se do të ketë takime me Bashkimin Evropian lidhur me detajet e kësaj iniciative.

“Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, ky është një konstatim i gabuar. Në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një deklaratë franko-gjermane. Do të ketë takime në mënyrë që detajet e kësaj inicaitive që kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon të shpjegohen më në detaje”, ka thënë Osmani.

Lidhur me ekzistencën e këtij plani është deklaruar edhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë ditës së djeshme ai e ka pranuar se në tavolinë ekziston një plan franko-gjerman, por duke mos dhënë detaje për përmbajtjen.

Sipas tij krejt këto lëvizje po bëhen në mënyrë që të intensifikohet dialogu Kosovë-Serbi.

/Shqip.com