Vjosa Berisha e cila po e lufton kancerin, jep një mesazh të fortë

Vjosa dhe Fatos Berisha janë emra të njohur të ekranit në Kosovë.
Publiku shqiptar i ka parë gjithmonë përkrah njëri-tjetrit në projekte të ndryshme filmike.
Këtë të shtunë, çifti i njohur nga Prishtina kanë folur në 21 Gradë të RTV21 për kohën kur kanë nisur lidhjen e tyre, takimin e parë, si dhe për projektet e tyre.
Si gjithmonë të buzëqeshur e mbështetës ndaj njëri-tjetrit, çifti zbuluan se fati i ka vënë përballë një sfide.

Vjosa ka treguar se në muajin mars është diagnostikuar me kancer në vezore dhe tanimë pas operimit po trajtohet me kimioterapi.
Tutje, ajo ka thënë se është shumë falënderuese ndaj personelit mjekësor për kujdesin ndaj saj në këtë periudhë.
Ajo ka thënë e ka marrë këtë sëmundje siç çdo sëmundje tjetër.
“ E mira e kësaj është se po mundem me pas një jetë normale me punu dhe kjo po më ndihmon mua”, ka deklaruar ajo./SHQIP.com