Vjen reagimi i Albanit pas raportimit që Beatrix quhet Behigje

Të hënën në media është raportuar se emri i vërtetë i këngëtares, Beatrix Ramosaj është Behixhe.
Lidhur me këto raportime ka reaguar vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili ka mohuar një gjë të tillë.
Ai ka komentuar në lajmin e shpërndarë nga një faqe në Instagram, ku ka qeshur me të madhe, ku madje në një koment ai ka etiketuar edhe vajzën e tezes, Anxhelinën.

Ndryshe për këtë temë ka reaguar edhe nëna e saj, Antigona Ramosaj, e cila publikoi pasaportën e saj me emrin Beatrix duke e mohuar se quhet ndryshe.
“A jemi të qartë se si e ka emrin Beartrixi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, këngëtarja është njëra ndër banorët më të komentuara në media për shkak të raportit me aktorin, Donald Veshaj.
Dyshja kohëve të fundit kanë pasur shumë debate dhe mospajtime, por që tashme janë sqaruar./SHQIP.com