Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2023
Publikuar:
(01.01.2023 01:27:19)

Mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Rafuna ka konfirmuar se foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë.
Mjeku theksoi se nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet. Nëna e parë e vitit 2023 është nga Drenasi.
Ndërsa edhe në Shqipëri foshnja e parë është vajzë. Kështu u bë e ditur nga një postim i kryeministrit Rama, i cili tha se bebja e parë për vitin 2023 quhet Promisa.
/Shqip.com