Viola von Cramon viziton të hënën Beogradin, takohet me Vuçiqin
Publikuar:
(26.05.2022 16:53:18)

Eurodeputetja Viola von Cramon do të vizitojë Beogradin të hënën më 30 maj dhe me këtë rast do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. raporton medium Danas.
Disa nga temat e bisedës do të jenë procesi i integrimit evropian të Serbisë, harmonizimi i Serbisë me masat kufizuese ndaj Rusisë, çështjet energjetike dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ajo e vizitoi Beogradin për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar, kur mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd.
Ky do të jetë takimi i parë zyrtare midis Presidentit Vuçiq dhe Von Cramon./Shqip.com