Lajme Ballkan

Viktimat e aksidentit në Bullgari janë të rinj në moshë, po ktheheshin nga një ekskurzion

Autobusi i aksidentuar.

46 viktimat të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Sofje të Bullgarisë, janë kryesisht të rinj që po ktheheshin nga një ekskurzion, përcjell Shqip.com.

Sipas informacioneve të para, autobusi që u aksidentua është nga agjencia “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit, raporton Alsat M.

Lexo edhe:
46 viktimat e aksidentit në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Ndërkaq, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se viktimat e këtij aksidenti tragjik janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Kurse, kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se kjo është një tragjedi, teksa tregoi se 12 fëmijë janë nën moshën 18-vjeçare, kurse të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.