Lajme

Vijon zjarri në Ishullin e Sazanit, digjen dhjetëra hektar pisha

Zjarr në Ishullin e Sazanit

Sot është dita e tretë e zjarrit në Ishullin e Sazanit.

Zjarri vijon të jete aktiv në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përball qytetit të Vlorës.

Siç raporton Top Channel, dhjetëra hektar të pishave shumëvjeçare janë kapluar nga flakët në këtë vend.

Njësitet e Forcave Ajërore të mbështetur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojturra, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë tentuar ta fikin zjarrin  por ka qenë e pamundur.

Ditën e sotme flakët vijojnë dhe pritet që në ishullin e Sazanit të nisen edhe punonjës së zjarrfikëses . Siç duket dhe nga pamjet që janë marrë nga qyteti i Vlorës e ishulli është i rrethuar nga një mjegull tymi dhe duken qartë vatra zjarri që janë aktive.

Gjithashtu, është dhënë urdhër nga autoritetet që asnjë fotografi ose video të mos i përcillet mediave.  

Dyshohet se shkak i zjarreve në Sazan janë e pushuesit që shkojnë, ndezin zjarre për ushqimet e tyre, ndërkohë qe në këtë ishull janë vetëm katër ushtarë që monitorojnë situatën dhe terrenin gjë që gjë që është e pamundur të mbahet nën kontroll.

Sipas Top Channel ky ishull do të jetë i mbyllur për turistet deri sa të shuhet zjarri dhe të pastrohen mbetjet e municioneve në këtë vend sepse ende ka rrezik që të shpërthejnë./Shqip.com