Vijon rritja e rasteve me COVID-19, mbi 100 të konfirmuara në 24 orët e fundit
Publikuar:
(05.01.2022 14:59:53)

107 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5 mijë e 561 testime.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 82.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 740.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1 milion e 679 mijë e 639 doza të vaksinës.
Pre tyre, 785 mijë e 291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com