Videot intime/ Eli Fara thyen heshtjen: S’e dija që Adrian Hila kishte kamera në shtëpi. Pamjet nuk besoj se i ka shpërndarë ai
Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime të publikuara nga studioja e kompozitorit Adrian Hila. Sipas raportimeve mediatike, gjatë dëshmisë së saj Fara është shprehur se nuk beson se Hila është personi që ka shpërndarë videot, ndërsa ka deklaruar se nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesë.
Një ditë më parë, Adrian Hila u paraqit në Komisariatin e Policisë për të dhënë dëshminë e tij, duke deklaruar se kamerat në banesë i kishte vendosur për arsye sigurie dhe se videot nuk ishin publikuar prej tij. Ndërkohë, ndaj kompozitorit është regjistruar edhe një denoncim lidhur me rastin.
Policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për pajisjet që kanë regjistruar videot intime të vitit 2024. Hetimet vijojnë për të zbardhur mënyrën se si pamjet janë regjistruar dhe më pas janë publikuar.
©️Shqip.com