Rozë

Videoja e rrallë e Bora Zemanit duke i dhuruar puthje ish të dashurit të saj

Moderatorja, Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani për vite të tëra ka qenë në lidhje dashurie me Vin Velin, me të cilin kanë edhe një djalë të quajtur Arbor.

Javën e kaluar moderatorja e Për’puthen kishte shkuar në Big Brother për ta këshilluar shoqen e saj të ngushtë Semin, por që situata doli jashtë kontrollit dhe ajo përfundoi duke u takuar me Donaldin, ishin e saj.

Përveçse me emocione të forta që u përcollën edhe te publiku, në këtë takim Donaldi ia rrëmbeu një puthje në buzë Borës – e para puthje e dyshes në publik.

Por, Zemani dikur ka qenë në njërin nga klipet e ish të dashurin të saj, Vin Velit, si bashkëpunim me Vedat Ademin, kënga me titull “Thuaj Po”, ku ajo shihet duke u puthur me tanimë ish-in e saj.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë në lidhje dashurie për tre vite, ku çifti edhe kanë bashkëjetuar.

Bora Zemani dhe Vin Veli

Por, brenda shtëpisë së Big Brother, Veshaj ka bërë të ditur se kanë 5 muaj që janë ndarë, dhe ky takim për ta aty erdhi pas kaq kohësh, ndërsa ende nuk dihet nëse ata janë pajtuar.

Kjo pasi që ditë me parë Bora ka thënë se një gjë të tillë nuk e priste që do të ndodhë dhe ishte shumë e emocionuar pasi nuk e priste.

“Çfarë të them, jam pa fjalë. Unë shkova për shoqen time, e dija që do të me ngacmonin, por nuk e kam pritur deri në këtë masë”, ka pohuar Bora.

Ajo më tej, tha se nuk e ka ende të qartë situatën e tyre dhe nuk e di çka të thotë./SHQIP.com