VIDEO / Ukraina ndërton qytet nëntokësor përgjatë vijave të frontit
Publikuar:
(19.03.2024 16:33:17)

Forcat ukrainase po ndërtojnë llogore të fortifikuara prej qindra kilometrash, përgjatë vijave të frontit, në përpjekje për ta penguar përparimin e ushtrisë ruse.
Në një pjesë të rajonit të Harkivit, një rrjet tunelesh po shërben si shtab nëntokësor i pajisur mirë për ushtarët e vendosur atje, për atë që mund të jetë një ofensivë e intensifikuar ruse në pranverë. /REL
/Shqip.com