Kulturë

VIDEO / Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, merr përgëzimet e mbretit Charles

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, merr përgëzimet e mbretit Charles
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, merr përgëzimet e mbretit Charles

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Emonela Jaho ka marrë përgëzimet e mbretit të Anglisë, Charles III, teksa performoi në skenë në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Emonela Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra performuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare. Për të respektuar artisten, në skenë është ngjitur edhe mbreti Charles III.

Mes zërit të fuqishëm, Jaho ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj elegante dhe plot klas.

“Një natë shumë e veçantë Royal Opera House, për të treguar nderimet e mia së bashku me kolegët dhe madhërinë e tij mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno”, shkroi Jaho.

Charles është shumë i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

/Shqip.com