Lajme Botë

VIDEO / Rrëzohet helikopteri i Gardës Kombëtare në Teksas, 3 të vdekur, 1 i plagosur

Një helikopter që fluturonte mbi kufirin SHBA-Meksikë në Teksas, në një mision qeveritar, u rrëzua të premten, duke vrarë dy ushtarë të Gardës Kombëtare dhe një agjent të Patrullës Kufitare. Një tjetër ushtar në bordin e helikopterit u plagos rëndë.

Lajmi u konfirmua nga Joint Task Force North. Shkaku i aksidentit po hetohet.

Përplasja ka ndodhur pasditen e së premtes teksa helikopteri po kryente operacione ajrore, thuhet në të njëjtën deklaratë. Më tej, u bë e ditur se në mesin e pasagjerëve ishin një grua dhe tre burra. Sakaq, emrat e personave që kanë humbur jetën nuk janë bërë të ditur.

/Shqip.com