VIDEO: Policë me maska zbarkojnë në Spitalin e Traumës, arrestohet mjeku kapet në flagrancë duke marrë ryshfet
Publikuar:
(23.09.2022 16:19:48)

Një mjekë është arrestuar gjatë ditës së sotme në Spitalin e Traumës.
Shumë forca policore me maska në kokë kanë zbarkuar gjatë ditës së sotme në Spital ku edhe e kanë arrestuar mjekun Fitim Marku.
Sipas A2, Marku është arrestuar pasi që i njëjti është zënë duke marrë një ryshfet.
Po ashtu, mësohet se mjeku ka rënë pre e një agjenti të infiltruar si pacient.
Pas arrestimi ai është shoqëruar për në komisariat./Shqip.com