VIDEO/ Pas Tajvanit, Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet nënujor me magnitudë 6.0 është regjistruar sot në brigjet e prefekturës Fukushima në verilindje të Japonisë, megjithatë nuk ka rrezik të shkaktojë cunami.
❗💥🇯🇵 – Images of the 6.2 magnitude earthquake that occurred off the coast of Fukushima Prefecture, Japan. pic.twitter.com/vMA6kLbRUM
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) April 4, 2024
Lajmi është konfirmuar dhe nga Agjencia Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA).
Sipas mediave japoneze, deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme. Tërmeti, i cili u ndje në kryeqytetin Tokio, erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë nënujor (mbi 7 ballë) pranë Tajvanit që vrau nëntë njerëz dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull, me rreth 50 të tjerë ende të zhdukur.
Po ashtu u shkaktuan dëme të shumta materiale.
/Shqip.com